Skip to content

Kur vdiq Leka Zogu, më 29 a 30 Nëntor

01. 12. 2011 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
Tavull

Kjo mund të bëhet si data e Çlirimit të Shqipërisë, 28 apo 29 Nëntori. Dhe si në rastin e kësaj të fundit, që u bë e debatueshme falë Berishës, perseri ai mund të jetë në valle. Dhe nëse kështu, pyetja është, përse Berisha nuk e donte vdekjen e Leka Zogut më 29 Nëntor?

Leka Zogu u lind më 5 prill 1939, vetëm dy ditë para pushtimit të Shqiperisë nga Italia. Ai kishte një ditëlindje shumë siknifikative, sepse lindja e tij i parapriu një tragjedie kombëtare. Mos do të thotë kjo se ai ishte një ters për Shqipërinë? Kush e di?

Ndërkohë vdekja e tij ndodhi më 29 ose 30 Nëntor, përsëri në/ose pranë një date shumë siknifikative të hisotorisë sonë. Ai lindi 2 ditë para pushtimit të Shqipërisë, dhe vdiq në ditën e Çlirimit të Shqipërisë. Ineresant. A thua është sinjal për mbarimin e një epoke dhe fillimin e një tjetre?

Nejse, le ti kthehemi edhe një herë paragrafit të parë të këtij shkrimi, pra, përse Berisha nuk e donte vdekjen e Leka Zogut më 29 Nëntor, dhe mbase mund të ketë dhënë urdhër të mos anoncohej lajmi deri në orët e para të datës 30 Nëntor?!

Që kur dorëzoi teserën e Partisë së Punës që e mbajti si "djalë për mall" për 25 vjet, Berishën e ka zënë inati me 29 Nëntorin. Që dikush e ka instruktuar të veproj kështu, kjo është evidente, natyrisht, sepse për 45 vjet ishte në rreshtin e parë të ceremonive të 29 Nentorit. Çmund të ketë ndodhur?

Një version mbase ka qenë edhe 29 Nëntori jugosllav, - ziheshin me Lirinë kë 29 Nëntor të festonin (ziheshin shumë, thonë komshijtë). Përfundimisht ja la Lirisë 29 Nëntorin , dhe vendosi ta zbresë 29 Nëntorin tonë me 28 Nëntor.
Por vdekja e Lekës më 29 Nëntor mund të shërbente përsëri si shkak për të ndezur sherin me Lirinë, dhe kështu i alarmuar Berisha mund të jetë shtrënguar të bëjë një fallsifikim të vogël në çertifikatën e vdekjes, nga 29 në 30 Nëntor... No problem!

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar