Skip to content

''Dashuri ne kohen e koleres'' apo...!?

18. 10. 2010 nga Alban Dega

Version i përshtatshëm për printim
Sanco

- Surpriza te reja nga dasma e trete politike e Nanos me Berishen
Ish-kryetari i PS-se Fatos Nano u takua dje me ish-zevendesin e tij Ilir Meta, tani zevendes kryeminister dhe Minister i Ekonomise ne qeverine Berisha. Takimi mes tyre ka qenë me dyer të mbyllura dhe në orën 21.00, kur ata kanë lënë të dy së bashku lokalin.

Eshte shume e cuditshme kjo dashuri e re Nano-Meta pas tete vjetesh te divorcit te tyre politik qe sollen lindjen e LSI-se.

Nuk eshte aspak me cuditshme as doreheqja e Metes nga posti i zevendekryeministrit dhe ministrit te Jashtem per shkak te kontradiktave dhe "mos-perputhjes se karakterit" midis tij dhe Nanos megjithese si njeri edhe tjetri i perkisnin jo vetem te njejtit spekter por edhe se njejtes parti politike..

Po i njejti Mete nuk nguroi te "martohej" politikisht me Berishen dhe PD-ne qe i perkisnin polit te kundert politik... A ka shembuj me te qarte te " dashurise ne kohen e koleres" se keto!? Ndofta kjo eshte aresyeja kryesore qe perkrahja per LSI-ne ka rene sot ne me pak se 2 per qind cka do ta nxirrte ate nga skena politike ne zgjedhjet e para parlamentare ne Shqiperi... Mund te jete edhe kjo aresyeja qe e detyroi Meten takohej me armikun-mik te tij Nanon "liderin" qe vjen mbrapa historia. Jo vetem historia por se pari pabesia.

Te dy ish-kryeministrat socialistë në periudhën 1998-2005 kanë qëndruar për një kohë të gjatë së bashku, ndërkohë që pas takimit, shumë pak detaje bëhen të ditura. Në bisedime mendohet se janë prekur të gjitha temat politike të ditës.

Teksa futej në makinën e tij tip BMW X5, dhe si pasagjer kishte numrin dy të qeverisë, Fatos Nano paralajmëroi surpriza në ditët e ardhshme. "Prisni surpriza, sot jam shofer i zotit Meta", është shprehur ish-kryetari i selisë rozë.

Por, i pyetur nëse ai është shofer i Metës edhe në politikë, ish-kryeministri deri në vitin 2005, nuk ka dashur të japë detaje, teksa ka thënë "kjo është një pyetje më e komplikuar se kaq".

Megjithatë, Nano, i cili duket se ka qenë i vetmi që ka dashur të thotë diçka për gazetarët, nuk i ka shpëtuar as komenteve për dasmën e javës së ardhshme të kryetarit aktual të Partisë Socialiste, Edi Rama.

I pyetur mbi këtë fakt, paraardhësi i Ramës në krye të socialistëve, u shpreh: "Ju e dini që ne jemi të martuar. Unë dhe zoti Meta presim me simpatinë e duhur të gjitha dasmat dhe unë nuk mendoj që kemi të njëjtën dasmë në mendje, apo jo? Dasmat janë të hapura, sidomos këto të tretat".

E treta e verteta, thote populli. E vetmja gje qe nuk komentoi Nano ishte dasma e tij e trete. Behet fjale per martesen me te qendrueshme te Nanos. Jo vetem me te qendrueshmen, por edhe me te fshehten e tij. Eshte fjala per martesen e tij politike me Berishen!

Edhe ironia jo shume e holle e Nanos per gjoja dasmen e trete te Rames nuk ben per te qeshe askend. E dini pse! Edi Rama eshte duke u martuar me nje intelektuale te shquar dhe te merituar. Nuk eshte duke u martuar me nje agjente te Asfalise greke si Nano, sic kane shkruar mediat dhe sic ka lene te nenkuptohet ish-shefi i SHISH-it Fatos Klosi.Nenkuptim qe i kushtoi detyren e per pak edhe burgun, sikur Klosi te mos dinte shume me teper se sa tha per martesen e dyte te Nanos.

Martesa me absurde e Nanos nuk eshte as ajo martese e sterkomentuar. Martesa me absurde e me e qendrueshme e Nanos deri tani eshte martesa e tij politike me Sali Berishen. Ishte nje martese pas nje dashurie e flirtesh te fshehta qe kishin filluar qysh prej Triestes e qe u shfaq hapur e papritur pas dasmes se tyre politike vetem dhjet vjet me vone.

Ate nuk e prishi as Bencja, ku Nano kaloi mbi 4 vjet si rezultat e denoncimit politik te "bashkeshortit" te tij politik Berisha. Perkundrazi, ajo e forcoi edhe me shume dashurine dhe flirtet midis tyre... Tamam "nje dashuri ne kohen e koleres" qe u kthye per te dy ne nje kolere ne kohen e dashurise.

Fruti i saj i hidhur u shfaq tragjikisht per shqiptaret e Shqiperine ne zgjedhjet e 3 korrikut 2005 kur ne saje te flirteve dhe dasmes se fshehte politike Nano-Berisha, ky i fundit u rikthye ne skenen politike shqiptare te gjakosur keqazi ne 1997-en dhe ne shtatorin e zi 1998, nje rast unikal ne historine politike boterore.

Harxhet e kesaj dasme dhe te flirteve okulte Berisha-Nano, Berisha-Meta, Meta-Nano si duket do te rendojne edhe me mbi kurrizin e shqiptareve dhe te Shqiperise. Deklarata e Nanos "prisni supriza" eshte nje ogur i zi per ta.

Nuk mund te pritet asgje e mire as nga dashuria ne kohen e koleres, as nga flirtet e fshehta e as nga dasma e trete politike e Nanos me Berishen qe ka per kumbare "pasagjerin" e te dyve dhe pasagjeret e Tosit ne gjirin e PS-se!

Dashurite ne kohet e koleres sjellin me shume se gjithcka kolere per viktimat reale te pushtetit te recikluar nga prostitucioni i klases politike shqiptare, e vetmja gje qe i mban ne dashuri te imponuar me njeri tjetrin. Per karrike dhe pushtet ata bejne dashuri e martesa politike jo vetem me njeri tjetrin por edhe me dreqin e te birin! Lanet!


Autori

Komente

NDOC P.

09. 11. 2010 nga Anonim, 6 vjet 36 javë para
Koment id: 351

QE ZEF ZEFI I FIRENCES ESHTE BRENDA ZYRAVE TE PD DHE BERISHES NUK DO ASPAK MEND. POR, I NGRATI E KA NGA VENDI I PUNES (VEMJE TE TILLA KA ME QINDRA PARTIA DHE ADMINISTRATA NE PUSHTET), QE JA IMPONON TE SHAJE SA TE MUNDET LIDERIN E OPOZITES (POR, DHE TE TJERET QE THONE QOFTE DHE NJE FJALE TE VERTETE KUNDRA UDHEHEQESIT DHE SHPURRAVE TE TIJ NGA PAS; META+TOPALLI+NANO+++) SIPAS TEORISE FASHISTO-BOLSHEVIKE TE SUKSESSHME SA S'KA ME NDER NE SHQIPTARET: "Perça e Sundo" (QE ESHTE PER NE SHQIPTARET QE NGA LASHTESIA E DERI ME TANI, MJAFTON TE LEXOHET PAK HISTORI). MOS BRE BURR I VERIUT TE NAMUN, MOS O ZEF ZEFI, SE JETA ESHTE E GJATE DHE NUK DIHET SI TE VJEN PAS IKJES SE PUSHTETIT DHE UDHEHEQESIT...BEJ ME KUJDES O I PAGDHENDUR E FATKEQESI PER VETEN TENDE DHE TE TJERET SI TY. MOS E NDYJ ME KETE FAQE GAZETE TE DREJTEPERDREJTE DHE TE PAVARUR... VABENE, CIAO-CARO-MERDA.

GJETHI ESHTE IMI... HALLATET E RAMES JANE TUAT

07. 11. 2010 nga Anonim, 6 vjet 37 javë para
Koment id: 347

I gezosh, Zef.!

Gjeth... i hallateve te Rames

02. 11. 2010 nga Anonim, 6 vjet 38 javë para
Koment id: 344

Une jam nje nder lexuesit e Kritikes, ku shkruani edhe ju zoti Dega keshtu mundohem t'Ju lexoj. Si lexues kam cituar Kritiken ne vend te shkarrashkruesit dhe kam dhene nje opinion teper modest ne mbeshtetje te nje supozimi se nese Kritika, ne rastin ne fjale Ju shkruesi i "dashuri ne kohen e koleres...apo!" nuk do te ishte ne anen e Rames do te shkruanit me shume per martesen e fundit te Rames i cili ndoshte perbente me shume lajm per lexuesin sesa martesat politike me te cilat jane plot faqet e shtypit politik boteror. Ky ishte nje opinion imi i cili mund te ndryshoje ose jo nuk ka gjithe ate rendesi qe i jepni Ju. Une s'merrem me autorin, sepse s'eshte detyra ime si lexues. Lexoj e respektoj gazeten e vendit tim, pavaresisht nese ndaj apo jo te njejtat mendime apo ide gjithehere me te, ndersa Ju nje shkrues...merreni me nje lexues, sikur merreni me nje koleg qe po ju rivalizon per tju marre nderin apo faqen e gazetes... Mbas nje retorike te gjate dhe nje renditje evenimentesh e personalitetesh te politikes tranzicionale te Shqiperise, syzet tuaja eksperte harrojne Ruçin dhe Gjinushin, dy gjemeberesit dhe duartrokitesit e dhembjeve te vendit.
Keni harruar kryetarin e partise islamike shqiptare parti e cila vdiq ne pelena se bashku me kryepolitikanin e saj qe tentoi ta lindte. Keni harruar bojatisjet e pallateve me leket e taksapaguesve per shijet e shfytyruara te arrivistit Rama ndersa beheni qesharak kur fajesoni pohoni me kembengulje se gazeta qe nuk duhej ta publikonte nudizmin e Rames financohej nga zbulues te huaj dhe perpiqeni po ne menyre qesharake te viheni ne rolin e gjethes... per zonen e trupshme te tij. Ndersa nuk pyetsi fare qe nese kjo eshte e vertete sipas Jush, perse ai Rama pikerisht pozoi per keto zbulime, kur ishte i lire te mos pozonte... Keni harruar se ne ç'menyre demokratike erdhi Rama ne krye te PS dhe pse "lepuri" fle tek ai...etj
Alban! Une s'e kam ngaterruar emrin tend qe eshte mjaft i bukur dhe e dua si emer, me ate te gazetes, thjesht nuk e kam permendur gje qe nuk mendoj se kam blasfemuar.
Ne shenimin tend patetik dhe arrogant, po mjaft propagandistik , me keni dhene edhe ca keshilla vllazerore...te cilat pavaresisht sa i çmoj nuk eshte se do t'i hedh; "...se duhet te mesoj te lexoj, duhet te imunizohem nga virusi politik i Nano Berisha..., te mos ngaterroj emrat e shkruesve... dhe ... te mos jem antikomunist sepse ka rrezik te behem komunist i keq dhe jo i mire si Ju.
Faleminderit, Dega.
Z. Zefi
Firence

Nudizmi fizik versus nudizmi politik

25. 10. 2010 nga Anonim, 6 vjet 39 javë para
Koment id: 340

- Meso te lexosh para se te komentosh ore Zef Zefi !?

Perderisa emrin real, ligjor te autorit te shkrimit Alban Dega ti Zef Zefi nga Firencja e lexon "Kritika" nuk ia vlen pergjigje por vetem harrese, injorim ne injorancen tende, harrim ne harresen tende tipike 24 karat komuniste. Kjo mendesi qe ka kapluar jo vetem ty por edhe idhujt e tu 24 karat komunist ne cdo veprim te tyre eshte shume me teper se nje fatkeqesi per Shqiperine.
Nuk kam qene dhe as jam aspak as mbrojtes as avokat i Edi Rames. Por ta quash Edi Ramen si "kapedan i oligarkeve ish- komuniste " pa qene asnje dite as anetar i PPSH-se e jo me lider i saj do te thote te mendosh me kembe perpjete. Nese Edi Rama i cili qe ne pikturat e ne cdo sjellje te tij eshte tallur dhe ka satirizuar ish- diktaturen dhe ish- nomenklaturen komuniste, cfare do te thoje ore Zef Zefi per ish- sekretarin e Byrose se PPSH-se per spitalet e Tiranes Sali Berisha, sot kryeminister i Shqiperise!?
Cfare do te thoje per ish- Drejtorin e Drejtorise se Institutit te Studimeve Marksistste Leniniste prane KQ te PPSH-se te udhehequr nga Nexhmije Hoxha, bashkeshortja e ish- diktatorit, Fatos Nano, ish lideri "historik" i PS-se dhe kryeministri me i korruptuiar qe ka pasur ndonjehere Shqiperia pas Sali Berishes se sotem!?
Eshte kjo "dashuri", kjo "martese politike" ashtu sikurse flirtet politike te tyre qe i kane sjellur fatkeqesi e tragjedi te njepasnjeshme Shqiperise dhe popullit te saj. Katrahura 97 me mbi 10 000 viktima e rreth 4 miliarde dollare rrenime, grushti tipik i shtetit i 14 shtatorit 1998 kur u pedhos arkivoli i liderit te demokracise Azem Hajdari qe u perdor si topuz turk per te shqyer dyert e se njejtes kryeministri ku sot qeveris Sali Berisha,... tragjedite e persritura te Otrantos, tragjedia e Gerdecit jane shembuj mese te mjaftueshem se kush jane "kapedanet" e vertete te "oligarkise komuniste shqiptare".
Nuk jam aspak mbrojtes i nudizmit as i puritanizmit. Por nese nudizmi fizik i nje ose disa mijera personave eshte i njohur ne shume vende demokratike te Botes, perfshi edhe Italiane, eshte nje e drejte njerezore dhe pjese e privatesise se mbrojtur me ligj nga cdo shtet i se drejtes, nuk i ka sjelle ndonje dem asnje shqiptari deri sot, nudizmi, lakuriqesia, kurveria politike e pseudo-politikaneve shqiptare i ka sjelle shume e deme e tragjedi sidomos Shqiperise dhe shqiptareve historikisht, sidomos keto 20 vjetet e fundit.
Eshte pikerisht oligarkia komuniste shqiptare, eshte pikerisht mafia komuniste shqiptare e Katovices ushtruesja kryesore e ketij nudizmi dhe prostitcioni politik te paskrupullt." Ti President... une kryeminister".... " Ti kryeminister... une President".... Ku ndodhe kjo dukuri e ndyre, ky prostitucion i hapur politik, kjo martese politike ala KGB sovjetike e ala UDB serbe pervec ne Rusine e Putin... Medvedevit dhe ne Shqiperine e Berishe Nanos!? Ne cfare vendi demokratik te Botes pervec aty ku sundon mafia dhe oligarkia riciklohen lideret politike ne kete menyre krejt imorale.
Nudizmi fizik i nje personi , qofte ky edhe Edi Rama, do te ishte nje shembulli morali te larte krahasuar me nudizmin politik te oligarkeve komuniste Nano e Berisha, megjithese e perseris personalisht nuk jam as per njeren as per tjetren.
Si i shpjegon ti zoti Zefi faktin qe ndersa arkat me Wiski e plikot me cigare "Marlboro", bifteket e byreket e fresket .... depertonin pa asnje "dogane" ne qeline e Fatos Nanos ne Bence, pikerisht ato dite kur Edvin Rama grushtohej, shqelmohej e lihej per se vdekuri nga falangat e Berishes ne mes te Tiranes, kur ai nuk ishte as lider politik i opozites!?
Si i shpjegon ti Zoti Zefi komentet e gazetave te djathta londineze per " Qeverine e gangstereve" pikerisht ato dite kur ndodhnin dukuri te tilla!?
Si e shpjegon Zoti Zefi alarmin e mbretit te shtypit te lire boteror " The New York Times" " Kjo Mafia qe ka dale jashte kontrollit" vetem dhjete dite pas katrahures Gerdeci me 26 te vrare, mbi 500 te plagosur e rrenime te tera te nje fshati ne zemer te Shqiperise!?
Si e shpjegon Zoti Zefi faktin qe fotografite nudo te Rames ne plazhet franceze u botuan se pari ne nje gazete te financuar nga UDB-serbe ne Bosnje dhe iu sollen shtypit shqiptar nga Damir Fazlici pikerisht para zgjedhjeve lokale te 2007-es ne Shqiperi!?
Mos valle do ta bente nje gje te tille UDB dhe Fazlici nje gje te tille per Edi Ramen nese ai do te ishte ne sherbim te tyre sic jane akuzuar disa here oligarket e vertete komuniste qe permenda me siper e deri sot nuk i kane pergenjeshtruar akuza te tilla!?
Ke quani ju Zoti Zefi oligarki komuniste!?
Kur ngaterron emrin e nje autori konkret me autorin "Kritika" nuk me mbetet gje tjeter vecse te keshilloj vellazerisht : mesoni te lexoni para se te komentoni Zoti Zefi. Jo vetem kaq, por edhe te hiqni syzet e Berishes apo te Nanos para se te filloni te lexoni, se nuk eshte cudi qe te marrish virusin tipik komunist te oligarkeve te vertete komuniste Nano Berisha.
E mos harro Zoti Zefi shrehjen e arte e disidentetit te mirefillte e te sprovuar antikomunist cek Vaclav Havel " Nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist" Uroj qe te mos jeni edhe ju nje prej tyre Zoti Zefi.

Shqipo...e ke emrin pabesi qe ne lashtesi...

19. 10. 2010 nga Anonim, 6 vjet 39 javë para
Koment id: 338

Qartazi dhe pa me te voglin dyshim me; PABESIA ka emerin Shqipo...qe ne lashtesi. Keq apo shume keq mos te na vije ne Shqipetareve kur jetojme akoma me Pabesine, dhe nuk i flakim teje me "hire apo me pa-hire" keto kërrma te trasheguara nga Diktatura-Bolshevike dhe te fuqizuara tani nga Diktatura-Mafioze. Nuk ja vlen ti kemi keto kërrma bastarde akoma ne kurriz....Mjaft me duruam. Cliado qofte kostoja duhet perballuar, ndryshe perseri 45 a 50 vjet ne Neo-Diktature.

Autorin "kritika" duket se e

19. 10. 2010 nga Anonim, 6 vjet 40 javë para
Koment id: 337

Autorin "kritika" duket se e neverit cdo lloj martese vecanerisht ato politike, ndersa himnizon martesen e vone te kapedanit Rama te oligarkeve ish komuniste qe vertet ka shpallur me sa duket se do te martohet.
Do te ishte shume me kurioze per ne lexuesit e "kritikes" qe sot te njiheshim me opinionin e saj lidhur me martesen e kapedanit te oligarkeve ishkomuniste, mbasi nuk do te ishte asnje mekat apo nderhyrje ne specifika personale te piktorit, artist,sportist,nudist dhe mbi te gjitha arrivist i paepur. Kjo per faktin se lidhur me martesat, aleancat apo divorcet politike eshte i mbushur sa s'mban gjithe faqja politike e shtypit europian e boteror, dhe dyshimet apo hipotezat personale te Kritikes nuk sjellin asgje te spikatur ne mjedisin politik shqiptar.
Po te ishte kapedan Rama, ne krahun qe kritikes nuk i pelqen, Kapedanit te shkrete do t'i permendeshin te gjitha orgjite; me artin, me sportin, me grate dhe burrat, me biznesin, nuk do te mbetej pa u permendur edhe perdhuna mbi partine e socialisteve, si stratagjeme psikofilozofike e Rames. Kete sigurisht do ta meritonte cdo dhender i ri pjestar i jetes publike.
Lanet, per "kritiken" qe u shmanget problemeve thelbesore qe e ndihmojne ate te jete nje gazete pa bishtnime politike

zef zefi. Firence
Zef Zefi

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar