Skip to content

Votoni shqiptarë masivisht, këto zgjedhje mbyllin tranzicionin 25 vjeçar

24. 06. 2017 nga Vëzhguesi

Version i përshtatshëm për printim
voto.jpg

Është e djelë, është shumë nxehtë, një ditë ideale plazhi..., por këtë 25 qershor definitivisht duhet t'i thoni JO joshjeve të tilla (apo sirenave tip Kokëdhima që bëjnë thirrje për bojkot për të ruajtur status-quonë e mizerjes), dhe të fokusoheni 100% tek votimet, sepse kjo ditë, këtë rradhë, mbyll tranzicionin e stërzgjatur politik shqiptar, konsolidon përfundimisht demokracinë tonë.

Këtë rradhë "ndahet shapi nga sheqeri"! Është koha për të hedhur në koshin e plehrave të historisë listen e gjatë me 100 partiçka, ose biznese informale, apo shushunja, që prej gati tre dekadash thithin edhe atë pak gjak të mbetur në trupin e vendit.

Më 25 qershor mbyllet tranziconi gjakatar shqiptar, që rrëmbeu qindra mijra jetë të pafajshme, miliona braktisën vendin natën, dhe ato që mbetën u trajtuan si mbetjet (plehrat), fjalë për fjalë kështu.

Votoni masivisht shqiptarë për të hapur kapitullin e demokracisë e mirëqenies së vërtetë. Pas 25 qershorit kreditë perëndimore do vërshojnë lum në tokën tonë të tharrë e të etur për të tilla vërshime. Votoni edhe për emigrantët, që edhe ata të kthehen një ditë anës vatrës anës punës, sepse Shqipëria e pas 25 qershorit do hapë aq shumë vende pune, saqë jo vetëm emigrantët, por edhe punëtorë të huaj do vijnë të punojnë në vendin tonë.

Por, kjo s'mund të bëhet e mundur pa votën tuaj këtë 25 qershor. Votoni, votoni masivisht.

Autori
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar