Skip to content

Lajmet e ditës

Tom Doshi i kërkon prokurorisë të ndjekë penalisht ministrin Bushati: Ja çfarë ka bërë

BalkanWeb - Lajme - Dje, 06/25/2017 - 12:17
SHKODËR- Deputeti Tom Doshi, kandidat i PSD në Shkodër i bën thirrje prokurorisë që të procedoje penalisht ministrin e jashtëm Ditmir Bushati i cili kryeson listën e PS. Sipas Doshit, Bushati është futur në një qendër votimi tek shkolla “Edit Durham” në lagjen Mark Lula duke kërcënuar vëzhguesin e PSD Gjergj Sokoli. Vetë vëzhguesi i […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

I ndodh votuesit vlonjat: “Shkova në kutinë e votimit, por mësova se …”

BalkanWeb - Lajme - Dje, 06/25/2017 - 12:09
VLORE- Një rast i pazakontë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Një qytetar ka shkuar në njësinë e votimit në lagjen “1 Maji” të qytetit bregdetar për të votuar, por është përballur me një surprizë. sapo ka paraqitur dokumentin e identifikimit para komisionit, ka mësuar se emri i tij rezultonte të kishte […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

OKB jep alarmin për epideminë e kolerës në Jemen

Zeri Amerikes - Dje, 06/25/2017 - 12:05
Sipas organizatave ndërkombëtare mendohet se numri i të infektuarve me kolerë në këtë vend arab ka kaluar 200 mijë vetët këtë javë
Kategoritë: Lajmet e ditës

Statujë për sekretarin Seward që nëshkroi traktatin për blerjen e Alaskës

Radio Evropaelire-Lajme - Dje, 06/25/2017 - 11:57
Në Juneau të Alaskës do të vendoset një statujë e ish sekretarit të SHBA-së, William Henry Seward. Kjo statujë, që do të vendoset në datën 3 korrik është punuar në shenjë nderimi për sekretarin i cili nënshkroi traktatin me Rusinë që solli Alaskën në kontrollin e SHBA-së. Mary Becker, bashkëkryesuese e Komitetit për statujën e Sewardit, ka thënë se statuja do të përkujtojë përvjetorin e 150-të të Traktatit të vitit 1867 që e bëri Alaskën një territor të SHBA-së. Statuja në vlerë 250,000 dollarë do të vendoset në sallën e Gjykatës Dimond. Shtetet e Bashkuara kanë blerë Alaskën nga Rusia në vlerë të 7.2 milionë dollarëve. Alaska u pranua si shtet i SHBA-së në vitin 1959.  
Kategoritë: Lajmet e ditës

Ngjarje e rëndë në Tiranë, mbyten dy fëmijë në rezervuarin e Ndroqit

BalkanWeb - Lajme - Dje, 06/25/2017 - 11:53
  TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në periferi të Tiranës. Dy fëmijë të moshash 8 vjeç kanë humbur jetën pasi janë mbytur në rezervuarin e fshatit Ndroq. Mësohet se fëmijët kanë qenë duke luajtur kur kanë hyrë për t’u freskuar dhe nuk kanë mundur të dalin më. Bashkë me ta ka qenë […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

PS denoncon skemën: Si po blihen votat për 50 euro nga vëllai i Klement Balilit (Faksimile)

BalkanWeb - Lajme - Dje, 06/25/2017 - 11:51
Dega e Partisë Socialiste në Delvinë ka denoncuar sot në Polici tentativat, sipas saj të LSI-së për blerje vote. Në faksimilet e denoncimit të siguruar nga “BalkanWeb” raportohet se “është konstatuar se në shkollën ‘Xhelal Berberi’ në lagjen Papuci, nga përfaqësues të LSI po shpërndahen para tek votuesit”. Në denoncim sqarohet edhe skema se si […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Dënimi i Etikës, reagojnë tifozët e Skënderbeut: Asnjë drejtues i FSHF-së nuk do shkelë dot në Korçë!

BalkanWeb - Lajme - Dje, 06/25/2017 - 11:46
Vendimi i dhënë nga Komisioni i Etikës ka sjellë edhe reagimin e tifozëve. Atë e kanë cilësuar dënimin e dhënë për Skënderbeun politik dhe këmbëngulin që titulli i sezonit 2015-2016 u përket vetëm korçarëve. Në një dalje mediatike, përfaqësues të tifozerisë korçare dhe opinionit sportiv në qytetin e Korçës kanë akuzuar se ky ka qenë […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Rusia përfshihet nga skandali i dopingut, e gjithë kombëtarja e Kupës së Botës 2014 nën hetim

BalkanWeb - Lajme - Dje, 06/25/2017 - 11:38
Kombëtarja ruse e futbollit është përfshirë nga një skandal i madh dopingu teksa i gjithë ekipi që mori pjesë në Kupën e Botës 2014 është vendosur nën hetim nga FIFA. Dyshohet se 23 futbollistët e kombëtares që morën pjesë në Botëror si dhe 11 futbollistë të tjerë ishin pjesë e një programi dopingu me mbështjetje […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Vazhdojnë përpjekjet e kërkimit në Sishuan të Kinës

Zeri Amerikes - Dje, 06/25/2017 - 11:38
Pas rrëshqitjes masive të dheut që mbuloi 40 shtëpi, vetëm tre vetë janë nxjerrë gjallë, janë tjetur trupat e 15 viktimave; 93 të tjerë ende figurojnë të zhdukur
Kategoritë: Lajmet e ditës

Shqipëria voton për parlamentin e ri

Deutsche Welle - shqip - Dje, 06/25/2017 - 11:37
Në Shqipëri votohet për zgjedhjen e parlamentit të ri. Votimi deri në mesditë u shoqërua me një episod dhune - goditet me tytën e pistoletës një militant i LSI në Shëngjin.
Kategoritë: Lajmet e ditës

De Biazi: Me Dukën nuk je më mik kur flet për anën ekonomike, të jep minimumin

BalkanWeb - Lajme - Dje, 06/25/2017 - 11:35
Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka dhënë një intervistë për “Supersport” pas dorëheqjes nga drejtimi i kuqezinjve, duke treguar disa prapaskena të panjohura deri më sot për publikun. Ndjesia pas largimit nga posti i trajnerit të kombëtares “Kanë kaluar 5-6 ditë dhe më mungon të jem trajneri i kombëtares. Do të më mbetet […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

LAJM I FUNDIT/ Incidentet, PS paralajmëron prerë Ilir Metën dhe akuzon ashpër LSI-në

BalkanWeb - Lajme - Dje, 06/25/2017 - 11:32
Partia Socialiste ka reaguar menjëherë pas thirrjes së Presidentit të zgjedhur, Ilir Meta nga Lezha drejtuar shqiptarëve për t’u ngritur ndaj atyre që ai i ka cilësuar si “banda të Rilindjes”. DEKLARATA E PARTISË SOCIALISTE Partia Socialiste e Shqiperise shpreh keqardhjen per sjelljen antiligjore te Presidentit te zgjedhur Ilir Meta, i cili po shkel me […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

FOTOLAJM/ Shkodrani një mesazh për Lulzim Bashën nga fleta e votimit, ja çfarë shkruan

BalkanWeb - Lajme - Dje, 06/25/2017 - 11:28
Megjithëse fotografimi i votës është i paligjshëm, ka nga ata qytetarë që sfidojnë ligjin duke e fotografuar bashkë me mesazhe të shkruara në të. Pakënaqësia e shkodranëve për lënien jashtë listave të PD-së për ish-kryeparlamentaren Jozefina Topalli është reflektuar edhe sot gjatë procesit te votimit në Shkodër. Një votues ka dashur t’i japë mesazh Bashës, […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Shpërthimi i një cisterne vret 140 veta në Pakistan

Zeri Amerikes - Dje, 06/25/2017 - 11:26
Autoritetet thanë se viktimat ishin grumbulluar për të marrë karburant që po rridhte nga një cisternë e përmbysur që u përfshi nga flakët
Kategoritë: Lajmet e ditës

U la jashtë listave të PD-së, mesazhi i fortë i Astrit Patozit: Secili do korrë atë që mbolli

BalkanWeb - Lajme - Dje, 06/25/2017 - 11:25
TIRANE– Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi i ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të dalin në qendrat e votimit dhe të mbështesin opozitën. Në një status në faqen e tij në facebook ai shkruan se si do që të dalë rezultati, secili do të korrë atë që ka mbjellë vetë. MESAZHI I PLOTE SECILI […]
Kategoritë: Lajmet e ditës

Talibanët sulmojnë digën Salma në Afganistan

Radio Evropaelire-Lajme - Dje, 06/25/2017 - 10:28
Zyrtarët afganë kanë thënë se dhjetë pjestarë të forcave të sigurimit janë vrarë nga militantët talibanë, gjatë një sulmi në digën Salma, në Afganistan. Zëdhënësi i guvernatorit të Heratit, Farhad Jailani, ka thënë se gjatë sulmit katër policë janë lënduar dhe katër militantë janë vrarë në provincën Herat. Kjo digë është duke u ruajtur me shumë kujdes pasi e njejta ka qenë objektiv i sulmeve talibane edhe në të kaluarën. Aktualisht diga hidroelektrike  në këtë provincë është duke u renovuar  dhe shpenzimet kapin shifrën e 300 milionë dollarëve.  
Kategoritë: Lajmet e ditës

Shqipëria voton

Radio Evropaelire-Lajme - Dje, 06/25/2017 - 10:15
Mbi 3 milionë e 450 mijë qytetarë të Shqipërisë, janë thirrur të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës për zgjedhjet parlamentare të radhës, pjesëmarrja në të cilat si zakonisht, kushtëzohet fort nga numri i lartë i emigrantëve që e kanë të pamundur të jenë pjesë e procesit.(Video: Reuters)
Kategoritë: Lajmet e ditës

Kryeministri indian Modi do të takojë presidentin Trump

Radio Evropaelire-Lajme - Dje, 06/25/2017 - 09:51
Kryeministri indian, Narendra Modi po udhëton në SHBA, për t’u takuar me presidentin amerikan, Donald Trump dhe liderët e Kongresit të SHBA-së. Gjatë këtyre takimeve synohet lehtësimi i pengesave për tregti dhe investime në tregun indian. Ligjvënësit republikanë dhe demokratë, me anë të një letre, i kanë kërkuar presidentit Trump të bëjë presion ndaj udhëheqësit indian për hapjen e tregut indian. "Shumë sektore të ekonomisë indiane mbeten shumë të mbrojtura dhe India vazhdon të jetë një vend i vështirë për kompanitë amerikane në të bërit biznes", kanë shtuar më tutje ligjvënësit. "Nëse ka ndonjë gjë që duam nga takimet, është krijimi i frymës së bashkëpunimit ", ka thënë një zyrtar i lartë indian. Tensionet midis Trump dhe Modi janë ngritur kohët e fundit pasi udhëheqësi indian pati deklaruar se në SHBA “po shtohen qëndrimet proteksioniste”. Nju Delhi gjithashtu ka shprehur shqetësime lidhur me ndryshimet e propozuara për një lloj të vizave që përdorin mijëra inxhinierë indianë për të punuar në Shtetet e Bashkuara.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Kinë: 24 persona të vdekur nga shembja e dheut

Radio Evropaelire-Lajme - Dje, 06/25/2017 - 08:53
Ekipet e shpëtimit në Kinë kanë vazhduar kërkimet në ditën e dytë për më shumë se 100 persona të cilët supozohet të kenë mbetur nën rrënoja, pas një rrëshqitjeje masive të dheut në provincën Sichuan. Rreth 40 shtëpi të fshatit Xinmo, u përfshin nga shembja e cila bllokoi edhe dy kilometra të lumit. Sipas departamentit të propagandës në Xinmo, gjatë ditës së sotme janë gjetur edhe nëntë trupa të tjerë, duke e rritur numrin e trupave të vdekur në 24, derisa 109 persona janë ende të pagjetur. “Nuk kemi arritur të nxjerrin askënd të gjallë”, ka thënë Wu Youheng, banor i një fshati të afërm i cili ka ndihmuar ekipet e shpëtimit. Sipas autoriteteve, shiu i rrëmbyeshëm e ka shkaktuar fatkeqësinë, duke njoftuar se reshje të reja priten në ditët në vijim. Rrëshqitjet e dheut janë një rrezik i shpeshtë në pjesët rurale dhe malore të Kinës, veçanërisht në kohën e shirave të dendur. Të paktën 12 persona janë vrarë në janar, pas një rrëshqitje të dheut, në një hotel në qendër të provincës Hubei.
Kategoritë: Lajmet e ditës

Koment: Islami liberal është iluzion

Deutsche Welle - shqip - Dje, 06/25/2017 - 08:26
Reagimet refuzuese pas hapjes së "xhamisë liberale" në Berlin nuk janë të habitshme. Por ato nuk vlejnë si argument për paaftësi të reformimit të islamit, mendon Loay Mudhoon.
Kategoritë: Lajmet e ditës
Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar